Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani sot do ta ketë mundësinë që SC Gjilanit t’ia sjellë Kupën e Kosovës për herë të dytë në histori të klubit gjatë ditës sotme, pasi luajnë në finale ndaj FC Prishtinës.
SC Gjilani do ta luajë finalen e katërt në histori të klubit sot nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri Zekirija Ramadani thotë se duhet t’i duhet skuadrës së tij koncentrim gjatë gjithë lojës për të arritur deri te trofeu i Kupës së Kosovës për t’i gëzuar ‘Skifeterat’.
“Po është e saktë që nesër përfundon gjithçka për këtë edicion e dijmë që nuk duhet vetëm të mendojmë për fitimin e kupës, por duhet të punojmë shumë në fushë gjatë ndeshjes për të arritur deri tek trofeu dhe për t’i gëzuar të gjithë Skifterat që e presin me shumë mall këtë trofe”, thotë Zekirija Ramadani për Gazetën Enigma.
Zekirija Ramadani thotë se me mbështetjen e tifozërisë “Skifeterat” do ta kenë më të lehtë triumfin në Kupën e Kosovës.
“Besoj se me mbështetjen e Skifeterave që do t’i kemi në tribunë me një numër të madh do ta kemi rrugën më të lehtë drejt fitimit të kupës dhe besoj që në fund të gjithë bashkë t’i gëzohemi suksesit”, ka thënë Zekirija Ramadani. /GAZETA ENIGMA/