Kurti për Javën e Krenarisë: Është e rëndësishme këtë vit, ndodh në një kohë të rëndësishme për vendin

Kurti për Javën e Krenarisë: Është e rëndësishme këtë vit, ndodh në një kohë të rëndësishme për vendin

Në nisjen e Javës së Krenarisë ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka nisur fjalimin e tij me Mitin e Arisoftanës si pjesë e veprës dialogjike të Platonit, “Gostia” ose “Banketi” (greqisht: Sympoziumi) ku Sokrati shtron interpretimin gjenalogjik të dashurisë në formën e mitit.

“Në fillim të Javës së Krenarisë kujtojmë se liria për të dashuruar është e drejtë universale dhe madje dashuria është edhe parakusht i lirisë”, tha Kurti.

“Megjithëse dashuria është parakusht i lirisë, ajo paradaksolisht mund të arrihet vetëm duke pasur liri. Pa të dashuria është e mangët dhe e vuajtur. Këtë vit java e krenarisë është e rëndësishme dhe ndodh në një kohë ngjarjesh të rëndësishme për vendin”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, në aspektin diskursiv, ka qenë kaherë mbështetës i komunitetit LGBTQI+ ndonëse nuk është parë të ketë dalur në ndonjërën prej paradave të tyre në sheshe. Madje, ai kaherë ka uruar dhe dalur në mbështetje këtij komunteti vetëm me cicërima në Twitter dhe atë në gjuhën angleze, që është lexuar gjerësisht si evitim të kësaj teme në audiencën e madhe që ka në Facebook.

Related Articles