Endrit Krasniqi, futbollisti i njohur kosovar pritet t’i bashkohet skuadrës shqiptare, Shkëndijës nga Tetova në Maqedoninë e Veriut.
Mesfushori 28 vjeçar dje zhvilloi ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, ku me Prishtinën e tij ai fitoi Kupën e Kosovës, pasi mposhtën Gjilanin me rezultatin 2:0.
Pas festës që kishte dje me Prishtinën, burime të ‘GazetaBlic Sport’ afër futbollistit kanë mësuar se Endrit Krasniqi ka udhëtuar në Tetovë, ku edhe sot atje duhet të ketë kompletuar testet mjekësore.
Ai gjatë ditës së sotme ka qendruar në Tetovë për ekzaminimet mjekësore, por normalisht se deri në fund do respektojë kontratën me Prishtinën (30 qershor) dhe zyrtarizimi pritet pasi të kompletohet çdo dokumentacion i nevojshëm.
Tashmë që ky transferim të kompletohet ka mbetur vetëm momenti kur klubi i Shkëndijës ta zyrtarizojë…