Ka vdekur gruaja që u godit nga vetura dy ditë më parë në Drenas.
Policia njofton se ajo pas aksidentit ishte dërguar në QKUK, mirëpo për shkak të lëndimeve, ajo ka ndërruar jetë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Gllogoc 05.06.2023 – 18:43. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.