Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë propozim e kishte bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja përmes kësaj rezolute kishte kërkuar shkarkimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.