Një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër të shtunën në Vushtrri.
Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.