Para pak minutave ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vjen si pasojë e zhvillimeve në veri, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast Nagavci i falënderoi kryetarët e komunave veriore për “rezistencën dhe guximin” e treguar gjatë situatës së tensionuar të veriut.
“Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj në radhë të parë kryetarët e komunave veriore për rezistencën dhe guximin e treguar gjatë këtyre ditëve”, tha Nagavci.
“Dua po ashtu ta përgëzoj dhe falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës me në krye krtyeministrin Kurti, për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen me çdo çmim të interesave të Republikës, Policinë e Kosovës për gatishmërinë dhe luftën ndaj bandave kriminale, dhe i falënderojmë po ashtu të gjitha gazetaret dhe gazetarët që në kohë reale kanë raportuar nga këto komuna për ngjarjet e zhvilluara atje”, tha tutje Nagavci. / Gazeta Enigma.