Ismet Munishi do të jetë trajner i skuadrës së Ferizaj për sezonin e ri.
Burime të RTV Dukagjini bëjnë me dije se marrëveshja është arritur sot në mes të trajnerit të njohur dhe klubit të FC Ferizaj.
Munishi në edicionin e kaluar ishte trajner i skuadrës së Prishtinës.
Ferizaj në anën tjetër, nuk arriti të siguroj mbijetesën në Superligen e Kosovës për edicionin e ardhshëm.