Një deputete britanike, e cila është njëra nga deputetet më të zëshme për çështjen e Kosovës ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësitë speciale serbe, raporton Gazeta Enigma.
Deputetja Alicia Kearns, thotë se nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz dhe se do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për çështje shume më të vogla.
“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.
Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma