Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar pamje nga takimit me familjarët e tre policëve të rrëmbyer dje nga policia serbe.
Ai ka thënë se tek familjarët e tyre ka parë shqetësimin dhe qëndresën.
Reagimi i plotë:
Në Mitrovicë dhe Peran e Letanc të Podujevës, vizitova familjarët e Shemë Mustafës, Beqir Sefës dhe Rifat Zekës, tre policëve tanë të rrëmbyer dje nga forcat e armatosura të Serbisë.
Në ta pamë shqetësimin por edhe qëndresën për familjarët e tyre dhe zyrtarët tonë.
Falënderues për besimin e tyre dhe mbështetjen për institucionet e Republikës.
Jemi bashkë. Republika e Kosovës është në të drejtën e saj.
Foto: