Kroacia nuk ia doli mbanë sërish të fitonte një titull të rëndësishëm edhe pse i shkoi shumë pranë trofeut të Nations League. Ballkanasit u mposhtën nga Spanja vetëm nga penalltitë me “iberikasit” që u treguan më të saktë. Në pronocimin pas ndeshjes, trajneri i Kroacisë shprehu keqardhjen për finalen e humbur por gjithashtu përgëzoi spanjollët për fitimin e trofeut të Nations League.
“Dua të përgëzoj Spanjën për fitimin e trofeut. Gjithashtu edhe skuadrën time që zhvilloi një ndeshje të madhe, por edhe tifozët që krijuan një atmosfertë të mrekullueshme dhe shfaqën mbështjetjen e tyre gjatë gjithë ndeshjes. Në këto pesë vite kemi pasur rezultate të shkëlqyera. Na vjen keq sepse humbëm një tjetër finale dhe jemi të zhgënjyer, por kemi fituar tre medalje dhe për këtë jemi krenar. Finalja e humbur tregoi se Kroacia ka potencial dhe mund të përballet me çdo skuadër”.
Sa i përket Luka Modric, Dalic shprehu dëshirën e tij për ta pasur pjesë të ekipit kombëtar.
“Është e vështirë për të gjithë ne, por duhet të jemi krenarë sepse zhvilluam një ndeshje të madhe. Modric së shpejti do të marrë vendimin e tij, por i duhet kohë, është e vështirë të flasësh për një vendim tani. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe dhe brenda pak ditëve ka luajtur dy herë nga 120 minuta. Unë dua që ai të qëndrojë, është një lojtarë i rëndësishëm për ne. Të gjithë në kombëtare duam që ai të jetë pjesë e jona sërish”, u shpreh Dalic./ss