Janë arrestuar për kurdisje trajneri prizrenas i basketbollit Arbnor Rifati dhe gjyqtari prishtinas Daut Mehmeti.
Mehmeti është përjashtuar përjetë nga FIBA, ndërsa Rifati ka kohë që dyshohej për kurdisje.
Burime të KOHËS kanë konfirmuar arrestimin e tyre. Policia ka konfirmuar kërkesën për paraburgimin e dy personave për kurdisje.
Dyshohet për kurdisjen e shumë ndeshjeve në Ligën Ballkanike dhe jo vetëm. Rifati ka drejtuar gjatë Ponte Prizrenin. Ishte edhe në shtabin teknik të Kosovës.