Klodian Duro tregon se pse iu bashkua SC Gjilanit, cilat janë synimet e tij për sezonin e ri

Klodian Duro tregon se pse iu bashkua SC Gjilanit, cilat janë synimet e tij për sezonin e ri

Pas largimit të Zekirija Ramadanit, klubin e Gjilanit e udhëhoqi përkohësisht trajneri Alban Hyseni. SC Gjilani nuk vonoi shumë dhe e emëroi trajnerin e ri.

Klubi gjilanas njoftoi më 26 qershor se kishte arritur marrëveshje me trajnerin Shqipëria, Klodian Duron i cili do ta udhëheqë SC Gjilanin për sezonin 2023/2024.

Faktori kryesor që Klodian Duro ka pranuar ta udhëheqë klubin e SC Gjilanit ishte presidenti i këtij klubi, Florim Zuka i cili e ka bindur 45-vjeçarin për të qenë pjesë e këtij klubi, shkruan Gazeta Enigma.

SC Gjilani sezonin e ri do ta nisë me garat europiane në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn.

Ndeshja e parë do të luhet më 13 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Prishtinë. Nëse Gjilani e kalon rundin e parë në rundin e dytë do të përballet me klubin e njohur danez Midtjylland FC.

Trajneri Klodian Duro në një intervistë ekskluzive për Gazetën Enigma ka treguar se pse kush e bindi që të vie te SC Gjilani, cili është synimi i tij me klubin gjilanas dhe cila është gjendja fizike e lojtarëve para garave europiane.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro e falënderon presidentin e Gjilanit, Florim Zuka i cili ia ka dhënë mundësinë që ta udhëheqë skuadrën gjilanase.

Jemi në fazën e parë të përgatitjeve, pas asaj bisedës të cilën do ta quaja të frytshme me presidentin Zuka, jemi ulur dhe për pesë orë kemi analizuar çdo gjë me kujdes. Pikë së pari e falenderoj presidentin Florim Zuka për besimin që ma dha që me qenë unë në krye të një klubi si Gjilani, por mendoj që kemi përpara një punë shumë të madhe, pasi gjërat merren një nga një”, tregon trajneri 45-vjeçar për Gazetën Enigma.

Klodian Duro dhe presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka

Duro zbulon edhe arsyen kryesore që pranoi ta udhëheqë klubin e SC Gjilanit për sezonin e ri.

Arsyeja kryesore që iu kam bashkuar këtij klubi është sepse Gjilani gjithmonë ka treguar që në vitet e fundit nën drejtimin e presidentit Florim Zuka nuk i ka munguar asgjë në aspektin të një klubi profesionist dhe mbi të gjitha që gjithmonë ka qenë një ekip stabil dhe ka synuar kreun e tabelës si dhe një ekip që ka marrë pjesë në garat evropiane, një ekip që synon të jetë në krye edhe pse jo të fitoj tituj, gjë e cila mua më intrigon shumë, se edhe vet dua që gjithmonë të fitojë”, tregon Klodian Duro për Gazetën Enigma i cili synon të fitoj tituj me skuadrën e Gjilanit.

Ish-trajneri i Feronikelit thotë se janë duke punuar që të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe për garat europiane.

Kemi shumë punë përpara për të bërë me klubin, pasi është sezon verore, është merkatoja, për këtë arsye për neve koha është flori sepse ecim me ritme të shpejta dhe nuk kemi kohë për të humbur dhe jemi në fazën e ndërtimit të një ekipi të fortë, jo vetëm për garat europiane, por edhe për sezonin e ri që na pret”, potencon ai.  

45-vjeçari nga Shqipëria thotë se ekipin e gjeti në formë të mirë fizikë, falë punës së mirë të trajnerit Alban Hyseni dhe stafit përgatitës të ekipës, gjë e cila është pozitive për të.

Ndeshjen e parë që e kemi, nuk kemi shumë kohë në dispozicion dhe që nga dita e parë që kam ardhur po punojmë me ritme shumë të larta së bashku me ndihmësat shumë të mijë dhe mbi të gjitha me Alban Hysenin i cili deri tani ka qenë në krye të ekipit dhe ka bërë punë shumë të mirë, sepse kam gjetur një ekip të përgatitur fizikisht. Dita e ditës me këtë gjë po merremi që ta forcojmë ekipin dhe që të jemi të gatshëm  për ndeshjen e parë që na pret në Luksemburg më 13 korrik”, tregon i entuziazmuar trajneri Klodian Duro.

Deri tani te SC Gjilani nuk ka pasur njoftime për afrimin apo largimin e futbollistëve e i pyetur për këtë gjë, trajneri Duro thotë se janë duke punuar për këtë gjë në detaje.

Unë kam një bashkëpunim të ngushtë me presidentin, pastaj me të gjithë stafin që nga dita e parë dhe në çdo moment jemi bashkë dhe po merremi me përpilimin e hollësishëm të të gjitha planeve. Pikë së pari duhet të sqarojmë njëherë e mirë pozicionin e disa futbollistëve të cilët janë përfolur edhe për transfere edhe për largime”, thotë Klodian Duro duke mos dashur të përmend emra për largime apo transferime të reja.

Klodian Duro dëshiron që SC Gjilani të jetë klub shembull në futbollin kosovar për sezonin e ri.

Pa synime nuk ecet jo vetëm në futboll por edhe në jetë, unë jam nga ata të cilët çdo gjë e bazoj te puna dhe te disiplina, sepse pa punë, ambicie dhe disiplinë nuk mundesh të arrish rezultate të lartë, e aq më tepër të fitosh trofe. T’i marrim gjërat me radhë, një nga një, ditë pas ditë. Unë po punoj që nga dita e parë dhe çdo ditë për të rregulluar çdo gjë që të jetë një klub shembull në Kosovë. Objektivat e mijë do të jenë hap pas hapi”, thotë Klodian Duro i cili pret ndeshje të vështirë në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës së FC Progres Niederkorn. 

Objektivi i parë është që ta përgatisim ekipin sa ma mirë që ndeshja e parë të na gjej sa më të plotë në Luksemburg, sepse kemi përpara një ekip të fortë, pasi tashmë nuk ka më ekipe të lehta, aq më tepër që luan në Europë, çdo ekip që ka luajtur në Europë ka fituar në kampionatin e vet është një ekip i fortë i kampionatit të vet”.

Luksemburgu në vitet e fundit e ka rritur shumë nivelin e futbollit, si në aspektin e kombëtares edhe në atë të klubeve. Thjeshtë për ta shtuar se përpara disa javësh Luksemburgu fitoi në Bosnje 0-2 dhe pak më herët një nga klubet e Luksemburgut ishte në grupet e Europa Leagues dhe tashmë ndodhet në vendin e katërt, kurse ekipi që ne përballemi ka përfunduar në vendin e dytë, kjo tregon forcën që ka ky ekip që do të përballem”.

Duro thotë se ndaj skuadrës nga Luksemburgu FC Progres Niederkorn kanë respekt, por nuk i frigësohen dhe do të tentojnë që të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

Ne do të kemi respekt për këtë ekip, kurrsesi frikë, nëse ne bojmë çdo gjë si duhet ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip, por do të jemi vigjilent që të marrim maksimumin në ndeshjen e parë dhe pastaj të jemi sa më të lirshëm në ndeshjen e kthimit më 20 korrik në Prishtinë”, thotë Duro i bindur se do të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

Në vitin 2021, Klodian Duro u largua nga Feronikeli pas një aventurë një vjeçare, ai tregon se çka ndryshuar në dy vitet e fundit në futbollin kosovar.

Vitet ecin dhe ndryshimet duhet të ndodhin, mendoj që infrastruktura duhej të ishte më e mirë që nga largimi im në vitin 2021, mirëpo akoma lën për të dëshiruar në këtë aspekt. Do të doja që njerëzit përkatës të përshpejtonte punët që stadiumet në Kosovë të jenë të një cilësie më të mirë” tregon Duro i cili thotë se Ballkani ishte shembull i mirë se një klub kosovar mund të luaj edhe në garat europiane.

Nuk është se ka ndryshuar dicka shumë e madhe, përvet faktin që një klub si Ballkani arritur t’i tregoj të gjithëve që edhe klubet kosovare mund të marrin pjesë në fazën e grupeve të garave europiane, ky është ndryshimi që e shohë për mirë”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles