Kryeministri, Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjet për ato që janë cilësuar si punësime nepotike nga opozita, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka folur për Rabit Konjufcën, axhën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Gëzim Tosunin që është thënë se është i afër i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
“Kabinetet e ministrive tona kanë persona të përgatitur profesionalisht. Gëzim Tosuni – përzgjedhja e tij ka kaluar nëpër fazat e testimit. Edhe Ministria e Arsimit e ka konsideruar si person adekuat që duhet të jetë anëtar në Këshillin e Cilësisë dhe afria me zëvendëskryeministrin nuk qëndron”.
“Kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare. Ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë. Ata ose janë nga shoqëria civile ose komitetet profesionale të LVV-së. Ministri Armend Mehaj e ka zgjedhur Rabit Konjufcën që Akademinë Ushtarake e ka kryer para se të lindë nipi, Glauk Konjufca. Glauku është shumë i pjekur por është shumë i ri. Nuk ka shkelje të ligjit dhe as konflikt të interesit”./Gazeta Enigma/