PDK akuzon Qeverinë për keqmenaxhim, kërkon t’i mbështesë mësimdhënësit me nga 100 euro në muajin prill, maj dhe qershor

PDK akuzon Qeverinë për keqmenaxhim, kërkon t’i mbështesë mësimdhënësit me nga 100 euro në muajin prill, maj dhe qershor

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media ku ka kritikuar menaxhimin e Qeverisë Kurti për sistemin e arsimit gjatë pandemisë COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deli-Kodra, para deputetëve tha se shkollat dhe komunat u braktisën nga kjo qeveri, derisa vendimet e Kurtit e sollën sistemin arsimor drejt dështimit të plotë, kjo për shkak se sipas Deliu-Kodrës Kryeministri refuzoi vaksinimin e nxënësve që e ofroi Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Secila familje kosovare është ballafaquar me sfidat e mësimit në distancë, derisa ne kërkuam që kjo qeveri të ju jap përgjigje më shumë se 30 mije nxënësve dhe famijeve të tyre që nuk arritën te sigurojnë qasjen ne mësimin online, te cilët nuk mund te siguronin siguri dixhitale”, tha ajo.

Derisa, deputetja theksoi se kjo qeveri nuk ka asnjë plan per vaksinimin e mësimdhënëse gjatë veres, çka nënkupton se sipas saj do te ketë një qeverisje të dështuar totalisht.

Tutje, Deliu-Kodra ka kërkuar nga kjo Qeveri t’i jap fund nëpërkëmbjes së mësimdhënësve dhe t’i mbështes me nga 10 euro për muajin prill, maj dhe qershor.

Ndryshe, në konferencë nga deputetja u theksua se sot në Kuvend u diskutuar për keqmenaxhimin e Qeverise ne sistemin arsimor ne kohen e pandemisë, për sfidat e shënuara gjate kësaj kohe, derisa Deli-Kodra tha se partia e saj evidetoi disa prej masave qe duhet t’i mar kjo qeveri ne raport me 450 mije nxënës, mbi 100 mije student, mbi 30 mije mesidhenes, por që fatkeqësisht nuk u përfillën nga Qeveria Kurti.

“PDK nuk do të ndalet me angazhimin për të mbështetur nxënësit dhe mësimdhenesit kosovar edhe në aspektin e përmirësimit të arsimit dhe përmirësimin e kushteve të tyre të cilat kanë qenë të rënda gjatë kohës se pandemisë”, tha ajo.

Related Articles