Chelsea dhe Villarreali do të jenë përballë njëra tjetrës në kuadër të Superkupës së Evropës.
Drejtuesit e UEFA-s ia besuan Superkupën pikërisht kryeqytetit të Irlandës së Veriut, që do të presë pas dy muajsh e gjysmë duelin mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle Chelsea Willareal.
Stadiumi Windsor Park do të jetë nikoqir i kësaj finale, derisa ka kapacitet prej 18,600 ulëseve.
Chelsea deri në këtë ndeshje erdhi pasi arriti ta fitoj Ligën e Kampionëve, derisa Villarreali triumfoi në Ligën e Evropës.
Gjiganti londinez mposhti rivalin e tyre Manchester City në finale me rezultat minimal 1-0.
Në anën tjetër Villarreali arriti ta mposhtë në finale Manchester Unitedin pas ekzekutimit të penalltive.