Një 24 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani.
Bëhet fjalë për Gentrit Sallaukun, nga Prizreni.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerwald.
Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga Burim Sallauku, familjar i të ndjerit.
“Ka pasur aksident. Dy shoferat kanë vdekur, ka shpëtuar pasagjeri shoku i Genit. Ka qenë në rrugë të vetën. Është goditur direkt nga një veturë”, tha ai.
Ai theksoi se nipi i tij e ka dashur shumë Kosovën.
Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.
Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.