Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë Kosovë

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë Kosovë

Një aksident mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur sot në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci ka theksuar se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles