Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se me emisarin Lajcak janë marrë vesh për hapat që çojnë në shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Pas një takimi në Bratisllavë, Bislimi thotë se me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e raporteve, që është arritur me Serbinë në fund të shkurtit dhe për zbatimin e aneksit të kësaj marrëveshjeje, për të cilin palët janë pajtuar më 18 mars, në Ohër.
Përveç këtij diskutimi, Zv.kryeministri njofton se ka pajtim për shtensionim të situatës. Sipas tij, hapat do të zbatohen në sundim të ligjit.
“U takova me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit të saj. U pajtuam për hapat e nëevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe siç parashihet me ligj, duke u fokuaur në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi.
Sipas emisarit evropian, biseda e sotme është bërë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas propozimit të Bashkimit Evropian, të cilin deri më tash, Qeveria nuk e ka pranuar.
Lajcak shkruan se ka pasur pajtim me Bislimin për hapat e parë për shtensionimin e situatës në veri.
“Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Tëitter.
BE-ja ka propozuar që kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të tërhiqen nga ndërtesat komunale dhe të punojnë deri objekte alternative dhe të mbahen zgjedhje të reja. Propozimi i BE-së është edhe kërkesë e SHBA-së.