Ngjarja e rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan: Përplaset me kamionin, vdes në veturë

Ngjarja e rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan: Përplaset me kamionin, vdes në veturë

Edhe një jetë u shua, në magjistralen Prishtinë-Gjilan paraditen e së hënës.

Një person vdiq në vend, pasi në rrethana të panjohura dyshohet se humbi kontrollin mbi veturën e tij Volkswagen Caddy, e u përplas me një kamion që vinte nga drejtimi i Prishtinës në fund të liqenit të Badovcit.

Rastit që ndodhi rreth orës 9, iu përgjigjën menjëherë ekipet emergjente por H.Sh nuk arriti të mbijetojë. Banorët e zonës përreth aksidentit, thonë se këndejpari vozitet në mënyrë të përshtatshme.

E për Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, kjo magjistrale ka nivel të lartë të rrezikshmërisë dhe është jashtë standardit.  Pas çdo aksidenti sipas Dedajt, duhet hulumtuar shkaktarët e aksidentit për t`u marrë masa që të njëjtat të mos përsëriten.

Related Articles