Deputeti të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i janë ngatërruar fjalët sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kur ishte duke iu replikuar ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, Lekaj gaboi dhe në vend se të thotë se ka punuar për liberalizimin e tregut, tha se ka punuar për liberalizimin e vizave.
“Fillimisht duhet me ditë se kur ka filluar, me cilin ligj funksionin dhe se çfarë është kryer në mandatin tim si ministër për liberalizimin e vizave. Liberalizimin e tregut e pata fjalën, se i kam mendtë tek liberalizimi i vizave tuaja”, ka thënë Lekaj.
Në Kuvendin e Kosovës, Lekaj dhe Murati janë duke debatuar për çështjen e krijimit të monopoleve në kohën sa ai ishte ministër i Infrastrukturës.