Inspektorati Policor i Kosovës anëtarësohet në Shoqatën e Hetuesve të SHBA-së

Inspektorati Policor i Kosovës anëtarësohet në Shoqatën e Hetuesve të SHBA-së

Inspektoriati Policor i Kosovës  ka pranuar ditën e djeshme konfirmimin zyrtar për anëtarsimin e plotë Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme të SHBA-së, raporton Gazeta Enigma.

IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë, ky antarësim pritet t’a ndihmojë atë në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore

Në njoftimin e dhënë Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit ,donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së.

Related Articles