Sami Lushtaku fton avokatin Besnik Berisha t’i bashkohet PDK-së

Sami Lushtaku fton avokatin Besnik Berisha t’i bashkohet PDK-së

Sami Lushtaku, ish-kryetari i Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së e ka ftuar publikisht avokatin Besnik Berisha t’i bashkohet partisë së tij.

Ai në statusin e tij në Facebook ka thënë se ka dëgjuar intervistën e Berishës me gazetarin Berat Buzhala dhe duke parë qasjen e tij, Lushtaku ka thënë që e fton Besnikun t’i bashkohet PDK-së, pasi sipas tij “ai nuk është për LDK”.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Related Articles