UEFA ka mundësuar ndryshimin e orarit për njërin klub nga Kosova pasi Drita dhe Dukagjini kishin orar të njëjtë të ndeshjeve në Ligën e Konferencës dhe nuk kishte mundësi për t’i zhvilluar ato pasi vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.
Ka përfunduar të mërkurën mbrëma rrethi i parë në Ligën e Konferencës, ku tre skuadra nga Superliga e Kosovës do të luajnë në raundin e dytë të kësaj gare.
Ballkani si i eliminuar nga Liga e Kampionëve, Drita që ka shkuar direkt në raundin e dytë dhe Dukagjini që arriti të kaloj Europa FC janë ekipet nga Kosova që do të luajnë në këtë raund, pasi Gjilani u eliminua.
Kampioni i Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë me skuadrën Larne në shtëpi të martën më 25 korrik, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Drita dhe Dukagjini ishin paraparë të luanin ndeshjet e para jashtë shtëpisë ndaj Plzen respektivisht Rijekës, por situata ka ndryshuar.
Meqenëse Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet për gara ndërkombëtare, Dukagjini do ta zhvillohet ndeshjen e parë në shtëpi më 27 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa të dytën në Kroaci.
Në anën tjetër, Drita ndeshjen e parë do të luajë në udhëtim te Plzeni, më 27 korrik nga ora 19:00.