Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për një rrahje brutale që ka ndodhur te marketi ‘Maxi’ në sheshin e ri në Gjilan, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë Qlirim Krivaqa dhe Shkelzen Krivaqa, të cilët po dyshohen për incidentin që ndodhi të premten në mbrëmje.
Njësitë policore kanë kapur në flagrancë personat e përfshirë në rast, të cilët i kanë arrestuar, ndërsa 42-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital.
Sinjali mëson se pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se 42-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.