Musliu: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, ai di veç t`i shkatërrojë institucionet

Musliu: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, ai di veç t`i shkatërrojë institucionet

Deputetja e zëshme e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje që Albin Kurti të mos jetë më kryeministër i Kosovës.

Kjo meqë, sipas saj, shefi i qeverisë ka keqpërdorë besimin që i dhanë qytetarët më 14 shkurt 2021.

“Qeveria nuk duhet të shkojë në shtëpi sepse opozita po bën thirrje, por duhet të shkojë në shtëpi se e ka mashtruar qytetarin, e ka thyer besimin qe i ka dhënë për të qeveris. Me vetë faktin që kanë shkuar 2 vjet të qeverisjes Kurti 2 dhe 1 vjet e qeverisjes Kurti 1 dhe nuk kemi asnjë edhe punë të vetme që mund t`ia bëjmë një tik që ka përfunduar Albin Kurti si kryeministër dhe qeveria e tij, kjo tregon se është i paaftë për të qeveris”.

Sipas Musliut, Kurti di të bëjë veç gjëra të mbrapshta.

“Ai dinë të shkaktojë trazira, përleshje dhe shkatërrojë institucionet e vendit tonë. Ai duhet të shkojë në shtëpi jo pse po e kërkon opozita, por që po kërkon qytetari”, tha ajo për Front Online.

Ajo e ka quajtur Kurtin si kryeministrin më demagog të Kosovës.

“Përderisa nuk e kemi një punë që mund të thuhet se është e filluar dhe kryer nga Albini, atëherë mund të themi se është kryeministri më demagog, më i paaftë, me dhunë ka ardhur në pushtet, me dhunë do ta dorëzojë pushtetin”.

Related Articles