Tërmet në Turqi

Tërmet në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi provincën Adana të Turqisë jugore mëngjesin e së martën, konfirmoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Epiqendra ishte në lagjen Kozan të Adanas. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11.27 kilometrash, shkruan DailySabah.

Tërmeti që u ndie në qendër të qytetit dhe përreth ka shkaktuar panik te qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka dëme të rënda dhe viktima.

Tërmeti në Adana vjen rreth pesë muaj e gjysmë pas disa tërmetesh shkatërruese që prekën zona të gjera të rajonit juglindor të Turqisë dhe lanë të paktën 50 mijë njerëz të vdekur.

Pas tërmetit me magnitudë 5.5, kanë ndodhur tre pasgoditje të vogla, raportojnë mediat lokale.

Related Articles