Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka reaguar pasi tifozët ultras të klubit serb të futbollit, “Crvena Zvezda” të mërkurën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina.
Tifozët e Zvezdës shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”.
Bislimi thotë se kjo u bë në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit, siç thotë ai, tifozët e njohur si “Delije” shpesh pëçojnë mesazhet që kreu i shtetit serb “nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht”.
“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi Bislimi në Twitter.
“Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë.
Koreografia e mbështetësve të klubit serb e motivuar politikisht dhe ushtarakisht mori vëmendjen e mediave të rajonit dhe më gjerë.
Pikërisht në minutën e 12 dhe sekondën e 44, ultrasit e Zvezdës shpalosën një pankartë të madhe me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Minuta dhe sekonda e shfaqjes së pankartës lidhej me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
1/3 Crvena Zvezda ultras supporters "Delije" showed a banner citing "When the army will go back to Kosovo" during a friendly game against italian club Fiorentina. pic.twitter.com/jK86uQM2ke— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 27, 2023