Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se, në Policinë Rajonale të Ferizajt, gjatë javës që shkoi, nga data 24 deri më 30 korrik, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të gjitha në Ferizaj.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 3 persona tjerë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, njofton Policia.
“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma