Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Kuk të Dragashit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij të moshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 81-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin para hetuesve policorë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se motivi i konfliktit me babanë e tij lidhe për çështje pronësore.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.