Mediumi zviceran “LeCanton27.ch” ka publikuar fotografinë 32-vjeçarit nga Drenasi, shtetas zviceran, E.N., i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë 27-vjeçaren nga Argjentina, M.K.U.
Aktualisht, i dyshuari për krimin në Fushë Kosovë ndodhet në paraburgim. Mediat në Zvicër shkruajnë se ai pas një debati, ka shtyrë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit shtetasen argjentinase.
utje, mediat atje thonë se i dyshuari kishte udhëtuar në Kosovë për dasmën e vëllait të tij.
Foto: I dyshuari për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë
I dyshuari që vjen nga Komuna e Drenasit thuhet se 27-vjeçaren e privoi nga jeta të martën rreth orës 02:00, duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati gjashtë në Fushë Kosovë.
I dyshuari, për të cilin Gjykata Themelore sot e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tij, jeton në Kantonin e Bernit në Zvicër.
“Zvicerani me rrënjë kosovare kishte udhëtuar drejt Kosovës së bashku me argjentinasen për dasmën e vëllait të tij. Ai kishte vetëm katër muaj që ishte me 27-vjeçaren”, shkruan gazeta zvicerane.
Gruaja ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të marra. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje, teksa janë nisur hetimet ndaj të dyshuarit.