Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë.
“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në e 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka shkruar Kurti.
Ai ka njoftuar se qeveria ka subvencionuar 10 mijë familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
“Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social”.
Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466
Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net