Mehaj përmbyll detyrën në Ambasadën amerikane: Rrugëtimi im ka qenë vazhdimisht për krahë SHBA-së

Mehaj përmbyll detyrën në Ambasadën amerikane: Rrugëtimi im ka qenë vazhdimisht për krahë SHBA-së

Armend Mehaj ka përmbyllur mandatin e tij si ministër në Ministrinë e Mbrojtjes me një vizitë në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Pas falënderimeve që ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier i bëri Mehajt, edhe ky i fundit tha disa fjalë për bashkëpunimin e tij më shumë se dy vjeçar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se të gjitha kapacitetet e FSK-së janë ngritur në koordinim me SHBA-në, me të cilat si ministër ishte vazhdimisht krah për krah tyre.

“Falëndërim per mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë për këto dy vite e gjysmë që kishim. Të gjitha kapacitetet e ushtrisë sonë janë ngritur në koordinim të plotë dhe me ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rrugëtimi im ka qenë vazhdimisht krah për krah ShBA-ve në proceset që kemi pasë përpara”, u shpreh Mehaj.

Ai shtoi se SHBA do të mbetet partneri strategjik i përhershëm i Kosovës, teksa e falënderoi edhe ambasadorin Hovenier për fjalët që i tha për të.

“Fjalët falënderuese të ambasadorit, për bashkëpunimin tonë, partneritetin, kultivimin e besimit, orientimin strategjik, partneritetin me ShBA-të dhe diplomacinë e zhvilluar, ishin mbresëlënëse për mua. Në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes ShBA-të do të mbeten partner strategjik i përhershëm”, përfundoi tashmë ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Detyrën time nuk kisha se si ta përfundoj ndryshe përveçse me një takim të ngrohtë dhe përshëndetës me ambasadorin…

Related Articles