MINT u heq certifikatën edhe 15 bizneseve tjera, në mesin e tyre edhe “Devolli Group” dhe “Vitaland” të Blerim Devollit

MINT u heq certifikatën edhe 15 bizneseve tjera, në mesin e tyre edhe “Devolli Group” dhe “Vitaland” të Blerim Devollit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shfuqizuar edhe 15 certifikata të bizneseve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, MINT njofton se kjo u bë pas raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese.

“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.

MINT ka publikuar edhe listën e shoqërive tregtare që kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që thuhet se cenojnë Republikën e Kosovës, e të cilave iu është shfuqizuar certifikata e biznesit nga ARBK-ja.

Ato janë:

  1. BOMEK SH.P.K.
  2. LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
  3. MAP SH.P.K.
  4. MTS D.O.O.
  5. NDERTIMI FI 6285 92 SH.A
  6. THE BUSINESS CLUB L.L.C
  7. LIRIAN CARS L.L.C
  8. BUS SOFTWARE SH.P.K
  9. GLOBOSOS SH.P.K
  10. AGENCY S&E SH.P.K
  11. DEVOLLI GROUP SH.P.K
  12. VITALAND LL.C
  13. BEYOND SH.P.K
  14. ELBA PARTNERS L.L.C
  15. PITE KATUNI SH.P.K

“Shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet më tej në njoftimin e MINT.

Related Articles