Minatorët e Trepçës sot sërish kanë protestuar sot pasi nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Enigma, kreu i Sindikatës së minatorëvë të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.
“Po janë duke protestuar punëtorët sepse nuk kanë dalur pagat e muajit korrik. I kemi lajmruar menaxhmentin, por nuk kanë marrë masa. Ju kemi thënë se do ketë protesta dhe grevë”, theksoi Jonuzi.
Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut. / Gazeta Enigma.