Struga ka shënuar fitore ndaj Hesperange të Luksemburgut me rezultat 3-1 në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Strugasit e nisën shumë mirë takim duke shënuar që në minutën e 23-të të takimit.
Një asistim i Marjan Radeskit u kthye në gol nga sulmuesi i njohur Besart Ibraimi që shënoi për 1-0.
Në minutën e 40-të, kampioni i Maqedonisë së Veriut shënoi golin, ku Ibraimi ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta rezervoi edhe dy gola të tjerë.
Mysafirët shënuan me të filluar pjesa e dytë me Dominik Stolz për 2-1, duke e hapur takimin.
Por Struga fitoi sërish penallti në minutën e 77-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Ibraimi për 3-1.
Një fitore shumë e rëndësishme e Strugës në ndeshjen e parë, duke dhënë shumë shpresë për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave.
Në rast kalimi tutje, Struga do të luajë në play-off për një vend në Ligën e Konferencës.