Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi po ndërmerr aktivitet duke hartuar e zbatuar plane operative dhe vepruese, me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.
Sipas njoftimit që ka lëshuar policia, qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.
Me këtë rast, brenda tre ditësh, policia ka arrestuar 13 persona dhe ka konfiskuar katër armë.
“Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona”, thuhet në njoftim.