Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, thotë se kanë dalë për të protestuar pasi sipas saj, po mungon përkrahja e qeverisë për të rinjtë.
“Sot ne Rinia e PDK-së, jemi mbledhur këtu para objektit të Qeverisë për të protestuar në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, sepse nuk kemi arsye për të festuar, kësaj qeverie nuk ia nin për neve dhe nuk e ka prioritet të rinjtë e Kosovës dhe kërkesat tona. Vetëm në dy vitet e fundit rreth 100 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin”, u shpreh ajo,
“Po përballemi me mungesë të vendeve të punës, për këtë qeveri, për rininë nuk ka përkrahje nga qeveria, nuk asgjë që na duhet”.
“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.
Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit RDK ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rinjë dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendi.