Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e degës së PDK-së, në Itali, Patriot Krasniqin, së bashku me ekipin e tij.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se PDK-ja po rritet në diasporë, derisa ka theksuar se mërgata ka qenë është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën.
“Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Partia Demokratike e Kosovës po rritet dhe fuqizohet shpejt në mërgatë. Patriot Krasniqi, Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, së bashku me ekipin e tij, më njoftuan sot për punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe atje.
Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe entuziasmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin.
Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!