Skuadra e Gjilanit ka arritur të marrë një pikë të madhe ndaj Prishtinës në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani që hyri në këtë lojë kryesisht me lojtarë të rinj arriti të marrë një barazim shumë me vlerë ndaj Prishtinës së Debatik Currit.
FC Prishtina shihej favorit kryesor për ta fituar këtë duel – por që lojtarët e Gjilanit treguan karakter e forcë duke u mbajtur mjaft mirë deri në fund.
Portieri i Gjilanit, Bllaca ishte fantastik me pritjet e tij – ku ndali disa nga goditjet e futbollistëve të Prishtinës.
Gjilani arriti të realizonte njëherë me Hysenin – por goli i të riut u anulua nga VAR’i.
Prishtina tani pas dy xhirove ka katër pikë – teksa Gjilani një pikë – por që ka zhvilluar veç një takim.