Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi, raporton Gazeta Enigma.
Ata ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë akuzë, gjashtë të lartpërmendurit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 30 prill.
Ndryshe, më 23 mars 2021, “Betimi për Drejtësi” kishte njoftuar opinionin publik se ndaj ministrit Aliu rëndojnë akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.Reklamë
Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.