Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.
Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1.
Daja pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me fitoren dhe angazhimin maksimal të lojtarëve.
“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është rikuperuar dhe i urojmë rikthim sa më të shpejtë. Kjo fitore shkon për tifozët e Suharekës, tifozët kosovarë – kjo fitore i shkon për këta djemë që nuk dorëzohen kurrë”, tha fillimisht Daja për SuperSport.
“Kemi dominuar kundërshtarin, me raste, me lojë, me gola. Kemi humbur raste, por kemi shënuar. Rezultati 4-1 në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari me kogja eksperiencë – sigurisht se është fitore bindëse për çunat. Sukseset e Ballkanit janë sukseset e Kosovës”.
“Kemi shtatë ndeshje, gjashtë fitore, një humbje, unë nuk merrem, por le të merren specialistët me një humbje se nuk po i zë gjumi në darkë”, përfundoi ai.