Superliga vazhdon këtë javë me pesë super sfida që janë në program për t’u zhvilluar

Superliga vazhdon këtë javë me pesë super sfida që janë në program për t’u zhvilluar

Superliga do të vazhdoj në fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt që janë në program për tu zhvilluar.

Këtë fundjavë do të zhvillohen të pesë duelet e parapara në elitën e futbollit kosovar.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë në derbin rajonal Llapi – Prishtina.

Xhiro e katërt fillon të shtunën me dy ndeshje që janë në program Malisheva pret Feronikelin ’74 dhe Liria përballet me Fushë Kosovën.

Të dielën janë tre duele tejet të zjarrta me derbin Llapi – Prishtina që sa herë këto dy skuadra përballen mes vete dhurojnë spektakël.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan, me Dritën që pret Dukagjinin e Klinës.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet pret Gjilanin tanimë të riorganizuar.

Të gjitha duelet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 16:00. 

Related Articles