Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi me rastin e vizitës së fundit të të dërguarit special të SHBA-së Matthew Palmer dhe përfaqësuesit special të BE-së për sialog, Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi se është shumë e rëndësishme “ta kemi SHBA-në në anën tonë në dialog sepse ata janë për stabilitetin tonë në planin afatgjatë”.
Siç thekson ajo, “Përfaqësuesi special Palmer filloi të punojë nën administrimin e Presidentit Trump, por ai shpreson se tani do të jetë në gjendje ta vazhdojë punën e tij në një mënyrë që ndihmon vërtet bashkëpunimin multikulturor”.
Von Cramon tha se ka shumë çështje tjera urgjente që duhet të diskutohen në dialog, përveç themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit Biden dhe po, rajoni me të vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është sigurisht një nga çështjet, por ka aq shumë gjëra urgjente në dialog. Shpresoj që qershori të jetë një fillim i ri në proces”, tha Viola von Kramon.