Tre zyrtarët policorë të Kosovës që ishin rrëmbyer nga Serbia, tashmë janë kthyer në punë dhe do të vazhdojnë të punojnë në stacionin ku kanë qenë deri në ditën kur u kidnapuan nga forcat serbe.
Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa do të vazhdojnë punën pas dy muajsh prej kur u liruan nga Serbia, pasi fillimisht u mbajtën atje.
Rrëmbimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Ata u rrëmbyen më 14 qershor të këtij viti.
Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar disa herë se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe pa kushte.