Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jiao Felix nga Atletico Madridi.
Lojtari i është bashkuar klubit katalanas në formë huazimi pa të drejt blerje.
“FC Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarit Joao Felix deri më 30 qershor 2024”, thuhet fillimisht në njoftimin e Barcelonës.
“Nuk ka asnjë opsion për një transferim të përhershëm”.
“Klubi dëshiron të falënderojë publikisht lojtarin për përpjekjet financiare të bëra dhe dëshirën e tij për të veshur fanellën e Barçës”, potencon më tej klubi katalunas.
His dream came true 😏 pic.twitter.com/oiEvrXlDkz— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2023