Superliga e Kosovës në futboll aktualisht është në pushim dhe klubet kanë filluar të përgatiten maksimalisht për sezonin e ri.
Sport Club “Gjilani” është njëri nga klubet i cili e ka shpallur kandidaturën për titullin kampion.
Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi pas transferimit të Albert Dabiqajt, sot pritet të prezantoj futbollistin e radhës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur, Yll Hoxha, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit.
Kujtojmë që Hoxha ka karrierë të pasur duke mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Hysit, Kukësit, Flamurtarit të Vlorës, Vllaznisë së Shkodrës. Gjithashtu karrierë ka bërë edhe te skuadra finlandeze, TPS.