Përballja e mbrëmshme e përfaqësueses së Kosovës me Rumunet në Bukuresht ishte një shfaqje me aktere futbolli e zhvilluar në terren sportiv por fatkeqësisht pas minutës së 18-të i sherbeu gjithçkaje por jo më futbollit.
Vazhdimi i ndeshjes mundësoi që të fitohet perceptimi apo te krijohet dyshimi i bazuar qe gjithcka u politizua skajshmërisht vetëm sport me subjekt garimi nuk ishte.
Minuta e 19 filloi me aktere UEFA-n dhe kryeprotagonist arbitrin i cili realizoi skenarin qe ishte i detyruar të zbatonte, kuptohet hapur fare në dëm të Kosovës. Carë ka ndodhur në fushën e lojës deri në fund të gjithë e kemi parë përfshirë edhe faktin e pamohuar që kombëtarja jonë ishte dukshëm më e mirë dhe meritonte barazimin. Anshmëria e arbitrit ndaj Rumuneve ishte e hapur edhe pse ky gjyqtar fshihej gjatë gjithë kohës pas parimit të fortë që ishte ndëshkues ndaj dueleve të rrezikshme. U mundua si një kopjac të imitonte gjyqtarin Colina, por realisht ishte një kopje e shpifur e një gjyqtari parimor. Do të doja të isha i gabuar por në mënyrë të përsëritur loja e rrezikshme me berryla për lojtarët e Kosovës nuk ishte subjekt ndalimi ndërsa për Rumunet çdo simulim i tyre shpërblehej me ndalim obligativ, vërejtje dhe ndëshkim. Kartoni i dytë i verdhë ndaj Muriqit dëshmoi që kishim të bënim me një arbitrim me prapaskena dhe me ndervetëdije jo të pastër të këtij gjyqtari.
Nuk mund te flasim për ndarje të drejtësisë në mënyrë korrekte duke qene se gjyqtari e nderpreu ndeshjen ne minutën e 18 sepse një gjë të tillë ja obligon rregullorja dhe është një armate e tërë zyrtaresh përgjegjës që ne nuk i shohim të cilët e detyrojnë marrjen e këtij vendimi.
Ne rastin konkret kemi të bëjmë me ndarje drejtësie jo korrekte qe do të duhej të kalonte në filtrat e rishqyrtimit nga UEFA edhe pse të gjithë e dimë që gjithçka që mund të bëhet është pika e zeze qe i vihet sa i përket vlerësimit të performances profesionale të tij, por kjo gjë nuk i hyn në punë askujt tani.
Pse lejoi UEFA te politizohet kjo ndeshje dhe pse nuk ndëshkoi rumunet me humbje 3-0 ashtu siç e thotë rregullorja në fuqi. Fakti që loja u ndërpre dhe në njoftimin zyrtar nuk thuhej që u ndërpre përkohësisht por u suspendua për shkak të qasjes diskriminuese te rumunëve do të thotë që ligjërisht shkelja është bere vendimin për rivazhdim do të duhej ta merrte komisioni diciplinor pas arsyeshmërisë qe do ta depozitonte(nëse do e depozitonte) pala Rumune, duke krijuar rrethana dhe garanci që kjo mos të ndodhte.
Ne rastin konkret, ne momentin kur është marrë vendimi për rivazhdim mirë do të ishte që opinioni i gjerë të kishte informacion shterues se çfarë ka ndodhur në zhveshtore sa i përket bindjes që arbitri ka krijuar për të marre vendimin për vazhdimin e lojës. Ky informacion do te na ndihmonte më shumë neve të kuptojmë se si merren vendimet kur një kombëtare shkel rregulloren e UEFA-s dhe si ky mekanizem brenda me pak se një ore e rikuperon këtë shkelje, sikur qe nuk ka ndodhur asgjë fare, apo është një shkelje që futet në domenin e një gjobevenie nga komisioni disiplinor.
Të i kthehemi faktit që lojtaret janë kthyer në fushën e blertë, por vazhdimi ka quar ujë në mullirin e politizimit të këtij sporti dhe më e keqja është precedenti i krijuar.
Nesër, pasnesër kur kombëtarja rumune vjen në Prishtinë për te luajtur futboll ne minutën e 18 me siguri do te shfaqen banderolla fyese për serbet e rumunët, e me pas kuptohet qe me udhëzimin e arbitrit lojtarët do të futen në zhveshtore për nja gjysmë ore apo një ore pushim sa t’i i rregulloj letrat Arbitri – UEFA ashtu si i rregulloi ne Bukuresht dhe pastaj nga minuta e 19 do te vazhdoje cirkuzlleku në Prishtinë.
A pamë ndeshje futbolli në Bukuresht apo ishim dëshmitar të politizimit të skajshem të këtij sporti ndaj ekipit të Kosoës.