Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka hartuar planin e veprimit “Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023 dhe i njëjti do tё vazhdoj edhe mё tutje.
Policia njofton se gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё janё realizuar: janё shqiptuar 51 flet-gjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janё sekuestruar 22 motoçikleta.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, apelon tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht ti regjistrojnё dhe ti bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse siguria ёshtё mbi tё gjitha”, thuhet në njoftim.