Para pak çastesh ka ndodhur një arrestim në Prishtinë, i cili është iku nga QKUK dhe sulmoi Policinë raporton Gazeta Enigma.
Në videon e publikuar shihet, teksa qytetari në fillim sulmon një pjesëtar të policisë së Kosovës, polici dëgjohet duke i bërtitur fillimisht në gjuhën serbe, “stoj” – ‘ndalu’, e më pas e arreston atë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma, ku ka dhënë edhe detaje shtesë.
I njëjti person është arrestuar ditën e djeshme nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje, e që ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Më pas i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty, e që më pas i njëjti është arrestuar.
“I dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje.
I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.
Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë.
Aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, tha ajo.